Pierce Brosnan vazhdon të mbetet një prej aktorëve më seksi të Hollywoodit, edhe pas moshës 72 vjeçare

Pierce Brosnan vazhdon të mbetet një prej aktorëve më seksi të Hollywoodit, edhe pas moshës 72 vjeçare

17:35, 03/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Pierce Brosnan e ka vulosur prej kohësh statusin e tij si një nga xhentëlmenët më të mëdhenj të Hollywood-it, por sërish ka arritur t’i surprizojë fansat me paraqitjen e tij në filmin e ri ‘Klubi i Hetuesve të Vrasjeve të së Enjtes’. Duke interpretuar rolin e detektivit amator Ron, aktori 72-vjeçar fitoi simpatinë e publikut dhe mori komplimente të shumta në rrjete sociale.

Kjo nuk është hera e parë që ish-aktori i James Bond shkëlqen – ai gjithmonë ka ditur ta pushtojë publikun, jo vetëm me pamjen e tij elegante, por edhe me jetën e tij private.

Edhe kolegia e tij në film, Halle Berry, e ka vlerësuar duke thënë se Brosnan i ka ‘rikthyer besimin te burrat’. Në një intervistë për Wired, ajo pranoi se roli i vajzës së Bond-it nuk ishte ndonjëherë në listën e saj të dëshirave, por pasi interpretoi personazhin Jinx, ndjehet pjesë e historisë së kinemasë. ‘Ata filma janë legjendarë. Do të jenë gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe është nder që isha pjesë e njërit, sidomos përkrah Pierce-it’, tha aktorja, duke shtuar se për të ai do të mbetet ‘përjetë Bond-i i saj’.

Pierce Brosnan dhe bashkëshortja e tij Keely Shaye Smith konsiderohen si një nga çiftet më të dashura të botës së famës. Ata u njohën në vitin 1994 në një kafene në Meksikë, në një periudhë të vështirë për aktorin. Vetëm tre vjet më herët, bashkëshortja e tij e parë, Cassandra Harris – me të cilën kishte qenë i martuar 11 vite – kishte ndërruar jetë nga kanceri i vezoreve.

Nga martesa me Cassandrën, Brosnan ka një djalë, Sean, ndërsa kishte birësuar edhe djalin e saj Christopher dhe vajzën Charlotte. Aktori shpesh ka treguar se ishte pikërisht Keely ajo që e ndihmoi të kalonte periudhat e errëta të jetës, sidomos pas humbjes së vajzës Charlotte në vitin 2013, e cila vdiq në moshën 42-vjeçare nga e njëjta sëmundje që i mori jetën nënës së saj.

‘Ona ka një forcë të brendshme pa të cilën nuk do të mund të jetoja. Kur më sheh në sy, unë dridhem i tëri. Edhe po të kërkoja një milion vjet, nuk do të gjeja një grua si Keely’, ka deklaruar aktori në një intervistë. Çifti sot ka dy djem – Paris, i cili është model, dhe Dylan, që ka ndjekur hapat e të atit në aktrim.

Foto: Profimedia

Edhe pse me kalimin e viteve Keely është përballur me komente të ashpra për shtimin në peshë, Brosnan ka qenë gjithmonë mbrojtësi dhe mbështetësi më i madh i saj. Ai është shprehur shpesh se nuk i nevojitet ‘asnjë supermodele’, por vetëm një grua e vërtetë.

‘E dua vitalitetin e saj, pasionin e saj. Sa herë më sheh, më bën të ndiej emocione sikur është hera e parë. Nuk më interesojnë komentet e të tjerëve, as edhe të miqve tanë që dikur i ofruan pagesë për ndërhyrje kirurgjikale për të humbur peshë. Unë jam kundër, sepse e dua ashtu siç është’, u shpreh aktori.

‘Adhuroj çdo formë të trupit të saj. Për mua, ajo është gruaja më e bukur në botë. E kam dashur gjithmonë për shpirtin dhe personalitetin e saj, jo vetëm për bukurinë. Sot e dua edhe më shumë, sepse është nëna e fëmijëve të mi. Jam jashtëzakonisht krenar për të dhe gjithmonë përpiqem të jem i denjë për dashurinë e saj’, ka thënë Brosnan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco