Anna Wintour e ndan mendjen, kjo do jetë kryeredaktorja e re e Vogue

Anna Wintour e ndan mendjen, kjo do jetë kryeredaktorja e re e Vogue

14:49, 02/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas më shumë se tre dekadash në krye të Vogue, Anna Wintour ka vendosur se kush do t’i marrë stafetën në edicionin amerikan të revistës më ikonike të modës.

Sipas raportimeve, 39-vjeçarja Chloe Malle, e njohur si redaktore e Vogue.com dhe e preferuara e stafit, është zgjedhur për të drejtuar përmbajtjen editoriale të revistës.

Image

Ky vendim pritet të shpallet zyrtarisht brenda javës, por emri i Chloe Malle ka qarkulluar prej kohësh si zgjedhja më e mundshme. Për ata që nuk e dinë, Chloe është vajza e aktores së famshme Candice Bergen dhe regjisorit Louis Malle, pra, e rritur në një univers arti, elegance dhe kulture.

Image

Anna Wintour, e cila vazhdon të mbajë rolin e drejtoreshës së përgjithshme të përmbajtjes për Condé Nast dhe drejtoreshë globale e Vogue, ka thënë më herët se kënaqësia e saj më e madhe ka qenë “të ndihmojë brezin e ri të redaktorëve të apasionuar të sjellin idetë e tyre”. Me zgjedhjen e Malle, duket se kjo filozofi po vazhdon.

Image

Malle është vlerësuar për punën e saj në Vogue.com dhe për mënyrën si ka sjellë një frymë të re në revistë, duke u bërë shpejt një nga figurat më të dashura për ekipin editorial. Ajo është edhe autorja e disa intervistave të bujshme, përfshirë atë me Lauren Sánchez, gruan e Jeff Bezos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco