Këtë vit, tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Venecia po kthehet në një nga eventet më të ndritshme të sezonit, me yje si Cate Blanchett, George Clooney, Ayo Edebiri dhe Colman Domingo që do të zbarkojnë në Lido gjatë javëve në vijim.
Sigurisht, vëmendja do të jetë te premierat më të bujshme, si "After the Hunt" i Luca Guadagnino dhe "Frankenstein" i Guillermo del Toro, por le të mos gënjejmë veten: spektakli i vërtetë ndodh në tapetin e kuq.
Kujtojmë që ky është festivali që na ka dhuruar momente ikonike mode, si fustanin me pendë të bardha Valentino të Lady Gaga-s në 2018 dhe look-un me efektin “e lagur” të Zendaya-s nga Balmain në 2021.
Deri tani, janë parë Julia Roberts, Emma Stone, Amal Clooney dhe Jacob Elordi, duke shkëlqyer me gjithçka, nga debutimi i Dario Vitale për Versace, deri te couture-i i viteve ’90.
Më poshtë, shihni pamjet më të bukura që po magjepsin Venecian këtë vit:
© SYRI.net