Presidenti amerikan, Donald Trump është informuar për fejesen e këngëtares Taylor Swift me yllin e NFL-së, Travis Kelce nga gazetarët teksa ata kishin një takim në Shtëpinë e Bardhë. Trump menjëherë reagon duke iu uruar shumë fat në fejesën e tyre.
Ai theksoi se Kelce është një lojtar dhe një djalë i shkëlqyer. Trump nuk është kursyer me komplimetet edhe për këngëtaren të cilën e cilësoi si një person të mrekullueshëm.
"U uroj shumë fat. Mendoj se ai është një lojtar i shkëlqyer, një djalë i shkëlqyer. Dhe mendoj se ajo është një person i mrekullueshëm", tha Trump.
Këngëtarja e popit, Taylor Swift dhe ylli i futbollit amerikan Travis Kelce njoftuan sot se janë fejuar dhe do të martohen. Në postimin e tyre të përbashkët në Instagram, çifti shkroi: “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i palestrës po martohen.” Postimi u shoqërua me foto që tregonin Kelsen që i propozonte për martesë Swiftit, e cila mban një unazë në dorën e djathtë.
© SYRI.net