Harry Styles në një romancë të re! Ish-ylli i 'One Direction' kapet 'mat' në Romë me shoqen e ish-partneres së tij, Taylor Swift

Harry Styles në një romancë të re! Ish-ylli i 'One Direction' kapet 'mat' në Romë me shoqen e ish-partneres së tij, Taylor Swift

07:17, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Harry Styles duket se ka kthyer vëmendjen tek jeta e tij private, pas shpërthimit të thashethemeve për një lidhje të re me aktoren Zoe Kravitz.

Një video që është bërë virale në rrjetet sociale, tregon këngëtarin duke ecur dorë për dore me aktoren në Romë.

Të dielën, më 24 gusht, një adhurues i Harry-t e kishte vënë re atë me Zoe Kravitz gjatë një shëtitjeje në qytetin italian.

Ai publikoi videon në TikTok me mbishkrimin: “Kur takon Harry Styles dhe Zoe Kravitz në Romë”.

Në videon që u shpërnda, të dy artistët ecnin krah për krah, duke iu kthyer shpinën kamerës.

Siç pritej, videoja shkaktoi reagime të ndryshme, disa duke e cilësuar çiftin “shumë të ëmbël bashkë”, ndërsa të tjerë kritikuan lidhjen e Zoe Kravitz me Harry Styles, për shkak të marrëdhënies së tij të mëparshme me mikeshën e saj, Taylor Swift.

“Ajo është shoqe e Taylor dhe ky është ish-i i saj, më duket kaq e çuditshme”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale, ndërsa një tjetër shkruante: “Po, a nuk është ajo shoqe e Taylor?”.

Image

 

Për më tepër, kohët e fundit janë shfaqur thashetheme që lidhin Zoe Kravitz me aktorin Austin Butler. Të dy ata kishin tërhequr vëmendjen e mediave për shfaqjet e tyre në tapetin e kuq dhe për fotot e tyre në një bar në Paris, ku u panë duke u përqafuar.

Marrëdhënia e fundit e njohur e Zoe Kravitz ishte me aktorin Channing Tatum, nga viti 2021 deri në vitin 2024. Po ashtu, ajo ka qenë e martuar për një vit me aktorin Karl Glusman.

Sa i përket Harry Styles, këngëtari i njohur dhe fitues i çmimeve Grammy, ai u ndan nga Taylor Swift në vitin 2024 pas një viti lidhjeje. Në qershor, ai u kap nga paparacët duke puthur një grua të panjohur në Glastonbury Festival.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco