Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për ‘Bibliotekën e Fëmijëve’ në Prishtinë

Emina Çunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për ‘Bibliotekën e Fëmijëve’ në Prishtinë

17:52, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Modelja dhe humanistja shqiptare, Emina Çunmulaj, ka dhuruar 10 mijë dollarë për ‘Biblotekën e Fëmijëve’ në Prishtinë.

Ajo u prit nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në ambientet e ‘Bibliotekës së Fëmijëve’ në Pallatin e Rinisë.

Së bashku diskutuan rreth projektit ‘The Library Project-Kosova’ për modernizimin e bibliotekave dhe lexim-kuptueshmërinë për nxënësit kosovarë.

Bukuroshja, që jeton dhe vepron në Amerikë, theksoi se që nga fillimi i propozimit të këtij projekti, ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar dhe për të krijuar një librari të pavarur.

E Rama në një video në Facebook tha: ‘Emina faleminderit shumë që ke ardhur prej Miamit na ke sjell një çek 10 mijë dollarë për Bibliotekën e Fëmijëve në Pallat të Rinisë’.

‘Faleminderit gjithë shqiptaro-amerikanëve, gjithë ndërkombëtarëve që kanë qenë pjesë e këtij donacioni të mrekullueshëm. Fëmijët e Prishtinës të duan’.

Sa i përket donacionit të dhuruar, Emina tregoi se paratë nuk vijnë vetëm nga ajo por shumë njerëz janë bërë bashkë për të mbledhur shumën e dhuruar.

‘Këto para që janë të dhuruara sot për librarinë, nuk vijnë vetëm nga unë. Këto vijnë nga i gjithë populli që janë bashkuar së bashku, sepse edhe ata besojnë se fëmijët meritojnë me e pasë një vend ku munden me ardhë, ku është i shëndoshë, ku mund të ikin edhe nga problemet familjare, ku në fakt nuk do të jenë rreth rrjeteve sociale edhe shpresoj se vitin tjetër kur të vijë do të jetë e përfunduar dhe do t’i sjellë edhe fëmijët e mi të kënaqen këtu’, shtoi ndër tjerash Çunmulaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco