Asistent regjisor në 'Emily in Paris' vdes papritur gjatë xhirimeve

Asistent regjisor në 'Emily in Paris' vdes papritur gjatë xhirimeve

10:21, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Asistent regjizori që punonte për serialin e njohur “Emily in Paris” ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve në Venecia për sezonin e pestë. Ai është identifikuar si Diego Borella, 47 vjeç, i cili ishte asistent regjisor në serial.

Mjekët u thirrën në Hotel Danieli në qytet rreth orës 19:00 me orën lokale (18:00 BST) të enjten, por nuk arritën ta shpëtonin, raporton gazeta.

"Jemi thellësisht të trishtuar të konfirmojmë ndarjen e papritur nga jeta të një anëtari të familjes së produksionit të ‘Emily in Paris’,” tha një zëdhënës i Paramount Television Studios, kompania që prodhon serialin për Netflix.

Borella humbi jetën pasi u rrëzua përpara kolegëve ndërsa ata po përgatiteshin për të xhiruar një skenë.

Stafi mjekësor i serialit tentoi t’i jepte ndihmë Borellës, por ai ndërroi jetë në vendngjarje, shton raporti.

Xhirimet e “Emily in Paris” thuhet se u pezulluan përkohësisht pas vdekjes së tij.

“Zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e tij gjatë kësaj kohe tepër të vështirë,” vijoi deklarata nga Paramount Television Studios.

Seriali romantik-komedi “Emily in Paris” u shfaq për herë të parë gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020.

Seriali i suksesshëm ka në qendër aktoren Lily Collins, që luan rolin e Emily Cooper, një ekzekutive amerikane në fushën e marketingut, dhe ndjek jetën e saj ndërsa punon në një firmë në Paris.

Në sezonin e katërt, i publikuar në vitin 2024, Emily zhvendoset në Romë për të hapur një zyrë të re. Seriali përfshin gjithashtu aktorët Philippine Leroy-Beaulieu në rolin e Sylvie, Ashley Park si Mindy, Lucas Bravo si Gabriel dhe Lucien Laviscount si Alfie.

Sezoni i pestë pritet të transmetohet më vonë gjatë këtij vit./BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco