Aktorja e mirënjohur amerikane Christine Baranski, 73 vjeçe, dhe këngëtarja King Princess, 26 vjeçe, janë kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore.
Një postim i përbashkët i këngëtares, ku mbi fotot e tyre shkruante ‘Love is love’, i shtoi zërat se mes tyre mund të kishte lindur një romancë.
Megjithatë, menaxheri i Baranskit i mohoi këto zëra, duke theksuar se ato janë vetëm mike dhe asnjëherë nuk kanë qenë në një lidhje romantike.
Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit Nine Perfect Strangers vitin e kaluar dhe, sipas tyre, u afruan shumë shpejt.
Baranski ka treguar më herët për revistën Interview se momenti i parë i lidhjes së tyre të veçantë ishte gjatë një bisede të gjatë për gjyshet e tyre, ndërsa e ka përshkruar marrëdhënien me King Princess si ‘dhuratën më të madhe’, duke e cilësuar atë një artiste të talentuar dhe plot humor.
Pavarësisht thashethemeve, për momentin të dyja flasin për një miqësi të fortë që i bashkon më shumë sesa çdo romancë.
© SYRI.net