Video intime e Stefano De Martino me të dashurën shpërndahet online pas hakerimit të kamerave të shtëpisë

Video intime e Stefano De Martino me të dashurën shpërndahet online pas hakerimit të kamerave të shtëpisë

14:21, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kamera shtëpie e kthyer në një sy spiun. Kështu e zbuloi Stefano De Martino që jeta e tij private ishte bërë papritur publike. Natën e 9 gushtit, dikush hakeroi sistemin e sigurisë me kamera, të instaluar në apartamentin në Romë të të dashurës së tij, Caroline Tronelli, 22 vjeç.

Image

Prej aty, hapi ishte i shkurtër: një video që tregonte çiftin në një moment intim nisi të qarkullonte në rrjete sociale dhe në grupe chat, duke kaluar nga një faqe e huaj (më pas e bllokuar) te grupet në Telegram dhe WhatsApp, deri edhe në Facebook.

Image

Për moderatorin 35-vjeçar, ish-balerin, sot një nga fytyrat kryesore të Rai1, nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për një shkelje jashtëzakonisht të rëndë të privatësisë. Aq më tepër që, bashkë me emrin e tij dhe të së dashurës së re, në vorbullën e komenteve përfundoi edhe djali i tij 12-vjeçar me Belen Rodriguez, i cili u bë objekt i fyerjeve të panevojshme. “Të turpshme”, i quajti De Martino, i cili përmes avokatëve Angelo dhe Sergio Pisani bëri kallëzim si në Prokurorinë e Romës ashtu edhe në policinë postale të Porto Cervo-s, ku ndodhej me pushime kur mori vesh çfarë kishte ndodhur.

Image

Hetimet nisën menjëherë. Nuk është e qartë nëse bëhej fjalë për një sulm të qëllimshëm apo nëse hakerët goditën rastësisht, duke gjetur në serverët e lidhur me kamerat e banesës së Tronellit (përmes modem-it shtëpiak) materiale që u garantonin shikueshmëri dhe fitim. Fakt është që videoja doli në një portal që grumbullon mijëra regjistrime të ngjashme të vjedhura në mbarë botën, nga Shtetet e Bashkuara deri në Iran, duke kaluar edhe nga disa qytete italiane.

Autoriteti i Privatësisë ka nisur tashmë një hetim dhe ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të materialit. Por, siç ndodh shpesh në raste të tilla, sapo imazhet kanë nisur të qarkullojnë, fshirja totale bëhet pothuajse e pamundur. Dhe pikërisht kjo e bën ngjarjen edhe më të dhimbshme.

Image

Avokatët kanë njoftuar se çdo dëmshpërblim i mundshëm do të jepet për bamirësi, në mbështetje të nismave kundër cyberbullizmit dhe për fëmijët. Një mënyrë për ta kthyer një episod shkatërrues në një rast ndërgjegjësimi. Sepse e vërteta është e thjeshtë: nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një personazh të famshëm apo për një vajzë të zakonshme, kushdo që shpërndan, ruan apo komenton video intime të vjedhura, kryen një krim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco