Sandra Bullock acarohet me pyetjen e Jimmy Kimmel: A është puna jote të tallesh me gratë që kanë punuar dy herë më shumë për...

Sandra Bullock acarohet me pyetjen e Jimmy Kimmel: A është puna jote të tallesh me gratë që kanë punuar dy herë më shumë për...

10:51, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktorja dhe producentja amerikane e Sandra Bullock ka marrë vëmendjen e mediave pas një interviste të saj me Jimmy Kimmel e cila u shndërrua në një debat dhe më pas duke e lënë preznatuesin vetëm në mes të emisionit. Intervista nisi shumë mirë me pritjen e ngrohtë të pubikut por një pyetje e Kimmel acaroi aktoren e cila shpërtheu ndaj tij.

"Pra, si ndihesh kur bën një ndërprerje, një pushim për gjërat e padobishme?" tha ai duke qeshur. Ajo u acarua nga kjo pyetje dhe i përgjigjet: “Çfarë the sapo?”

Ajo më tej shpërtheu ndaj prezantuesit duke i thënë se industria e filmit i cilëson gratë pas të 40-ave si të parëndësishme dhe se ajo ka punuar dyfish sesa mund të kenë punuar gjinia tjetër për të marr më pak merita.

"Është qesharake sa shpesh gratë në këtë industri quhen të parëndësishme pasi kalojmë të 40-at. A është puna jote të tallesh gratë që kanë punuar dy herë më shumë për gjysmën e meritës?" tha ajo.

"E dini sa intervista kam bërë ku burrat më pyesin për pamjen time, por jo për vizionin tim? Kjo është më e madhe se unë - është çdo grua në këtë industri." shtoi aktorja.

Jimmy u përpoq të kërkonte falje  por Sandra e ndërpreu: “Ruaje. Nuk jam këtu për një ndjesë të shkurtër për të pastruar optikën tënde.” Producentët u përpoqën ta ndërprisnin në reklama, por kamerat qëndruan të ndezura, duke kapur përgjigjen e ashpër të Sandrës.

Jimmy u përpoq të rifitonte kontrollin e emisonit duke thënë se ai po përpiqej të kthente bisedën në argëtuese por as kjo nuk e qetësoi aktoren. 

"Në kurriz të kujt? Pse është gjithmonë kënaqësi kur poshtërojmë dikë?” Nuk do t’i bëje Clooney-t gjysmën e gjërave që më pyete mua,” shtoi Sandra.

“Nëse kjo industri dëshiron të evoluojë, duhet të fillojë duke dëgjuar - jo duke qeshur me njerëzit që janë mjaftueshëm të guximshëm për të folur." tha ajo para se të largohej nga studioja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco