Mauro Icardi ka lënë pas krahëve një periudhë të vështirë dhe është rikthyer të shënojë për Gallatasarain, 259 ditë pas dëmtimit serioz në gju.
Sulmuesi argjentinas ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, duke dhënë sinjale të qarta se është gati të ndihmojë ekipin turk në objektivat e këtij sezoni. Por mbrëmja nuk ishte e veçantë vetëm për golin.
Partnerja e tij, aktorja dhe modelja Eugenia “La China” Suarez, ka ndarë në rrjete sociale një mesazh mbështetjeje dhe dashurie për Ikardin: “Jam krenare për ty. Kanë provuar të të përulin, të të rrëzojnë. Nuk ia dolën. Je kthyer, të dua me gjithë zemër”, shkroi ajo.
Dedikimi i Suarez është bërë menjëherë viral, duke marrë mijëra reagime nga fansat, të cilët kanë festuar së bashku rikthimin e bomberit argjentinas.
Një rikthim që i jep jo vetëm moral lojtarit, por edhe besim të madh Gallatasarait për sfidat që e presin.
© SYRI.net