I publikon foton e kapur në flagrancë me të dashurën e re/ Vajza e Joe Biden 'hakmerret' publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit

I publikon foton e kapur në flagrancë me të dashurën e re/ Vajza e Joe Biden 'hakmerret' publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit

21:32, 15/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ashley Biden, vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden dhe Jill Biden, akuzoi publikisht bashkëshortin e saj, mjekun Howard Krein, për një lidhje jashtëmartesore vetëm një ditë para se të paraqiste zyrtarisht kërkesën për divorc.

Në një postim në InstaStory, Ashley publikoi një foto të çiftit nga prapa, duke ecur të kapur për dore, dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore”, ndërsa zgjodhi këngën “Another” të Notorious BIG dhe Lil’ Kim, e cila trajton temën e tradhtisë.

Image

Një ditë më vonë, Ashley, 44 vjeçare dhe punonjëse sociale, depozitoi kërkesën për divorc në Filadelfia, duke përfunduar kështu martesën e tyre 13-vjeçare.

Ashley Biden dhe Howard Krein u martuan në qershor të vitit 2012, pas një fejesë në tetor të vitit 2011. Çifti filloi lidhjen në vitin 2010, duke u njohur përmes vëllait të Ashley-t, Beau Biden, ndërsa Krein i propozoi martesë gjatë një perëndimi dielli në Kaliforni.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për mënyrën publike dhe dramatike të shpërndarjes së akuzave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco