Mendoni se komentet negative mbi peshën nxit dobësimin? Ja çfarë provon studimi

Mendoni se komentet negative mbi peshën nxit dobësimin? Ja çfarë provon studimi

13:14, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komentimi mbi peshĂ«n e dikujt, mund tĂ« duket pĂ«r dikĂ« si njĂ« motiv pĂ«r t’u dobĂ«suar, por nĂ« fakt provohet se jep njĂ« efekt tĂ« kundĂ«rt.

Kështu shprehet një studim i publikuar në rëvistën Health Psychology dhe i realizuar nga University of Utah Health. Ky studim, u përqendrua tek personat që kishin kryer kirurgji bariatrike.

Sipas hulumtumit, vazhdimi i përjetimit të stigmës mbi peshën, rriste rrezikun për depression, ankth, çrregullime e të ngrënit, si dhe ngrënie kompulsive.

Stigma mbi personat mbipeshë ose obezë shpesh mbështetet tek ideja e gabuar se pesha varet vetëm nga kontrolli individual. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë e njeh obezitetin si një sëmundje me kontribut të madh gjenetik, që shkon nga 40 deri në 70%. Studiuesit vunë re se përjetimi i gjykimit negativ ndikonte edhe në uljen e motivimit për aktivitet fizik. Ky stres shkakton rritjen e nivelit të kortizolit, hormon që stimulon dëshirën për ushqime të pasura me sheqer, kripë e yndyrë.

NjĂ« mekanizĂ«m i ngjashĂ«m Ă«shtĂ« vĂ«rejtur edhe tek fĂ«mijĂ«t dhe adoleshentĂ«t. NjĂ« studim i botuar nĂ« Pediatric Obesity, i kryer nga Uniformed Services University of the Health Sciences nĂ« Bethesda dhe National Institutes of Health, tregoi se tĂ« rinjtĂ« e stigmatizuar pĂ«r peshĂ«n kishin njĂ« rritje mĂ« tĂ« madhe tĂ« indeksit tĂ« masĂ«s trupore (BMI) krahasuar me bashkĂ«moshatarĂ«t qĂ« nuk ishin ‘objekt’ talljesh.

Sipas nutricionistit dhe psikiatrit Stefano Erzegovesi, gjykimi negativ “nuk prodhon kurrĂ« njĂ« ndryshim pozitiv”. PĂ«rkundrazi, krijon ndjenjĂ« turpi dhe rebelimi, duke shtyrĂ« personin tĂ« hajĂ« mĂ« shumĂ«. “VlerĂ«simi i trupit bazuar tek mendimi i tĂ« tjerĂ«ve Ă«shtĂ« e kundĂ«rta e asaj qĂ« nevojitet pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar ndjesitĂ« e brendshme tĂ« urisĂ« dhe ngopjes,” shton ai.

Eksperti thekson se gjykimi mbi trupin mund të ketë tre efekte: më i miri është të mos ketë asnjë efekt; më i keqi është të shkaktojë mortifikim dhe përkeqësim të sjelljes dhe më i rrezikshmi është të funksionojë vetëm tek personat me prirje perfeksioniste, duke rritur rrezikun e çrregullimeve të të ngrënit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco