Shpallet në kërkim ndërkombëtar  modelja e njohur. Ja për çfarë akuzohet

Shpallet në kërkim ndërkombëtar modelja e njohur. Ja për çfarë akuzohet

11:42, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte ish-partnerit të saj, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre. Prokuroria thotë se ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën.

Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për:

Mbajtje e paautorizuar e fëmijës

Mosrespektim të vendimit të gjykatës

Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për:

Dhunë në familje

Ngacmim seksual

Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.

Gjykata ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë “konform ligjit dhe legjislacionit në fuqi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco