Shpat Kasapi u dhunua nga dasmorët/ Ironia e ish-bashkëshortes së tij: Karma ekziston...

Shpat Kasapi u dhunua nga dasmorët/ Ironia e ish-bashkëshortes së tij: Karma ekziston...

16:29, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë pjesë e titujve kryesorë të mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Sipas burimeve pranë ngjarjes, Kasapi dyshohet se ka mbërritur me rreth dy orë vonesë nga ora e parashikuar, duke shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, duke e çuar situatën deri ne dhune.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje edhe një postim i ish-bashkëshortes së tij, Selvijes. Ajo ka shpërndarë një imazh të një perëndimi dielli pranë detit, i shoqëruar me një mesazh të fortë dhe plot nënkuptime

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”- shkruan Selvije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco