Rita Ora flet për pasiguritë e saj: ‘Mendova se isha e shëmtuar’

Rita Ora flet për pasiguritë e saj: ‘Mendova se isha e shëmtuar’

20:19, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rita Ora ka folur me sinqeritet për një periudhë të errët të jetës së saj, kur pasiguritë për pamjen fizike i rënduan mendjen dhe vetëvlerësimin.

E ftuar në podcast-in “Happy Place”, këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk përmbushte pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt”.

“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Dhe pastaj erdhi mendimi: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët  prandaj jam e shëmtuar’. Sot më duket tronditëse që e besoja këtë”, u shpreh ajo.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem”, Rita theksoi rëndësinë e përballjes me versionin e mëparshëm të vetes. “Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon’. Të gjithë meritojmë ta ndiejmë këtë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco