Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Luana Vjollca ‘trondit’ plazhet me paraqitjen e saj super provokuese

Luana Vjollca ‘trondit’ plazhet me paraqitjen e saj super provokuese

20:20, 16/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe mahnitëse nga bregdeti i jugut të Shqipërisë.

Ajo ka shfaqur jo vetëm linjat trupore në formë, por edhe atmosferën relaksuese të pushimeve të saj.

E veshur me bikini me motive tropikale në nuanca të gjelbra e rozë, Luana shfaqet teksa del nga deti me vetëbesim dhe elegancë, ndërsa në një tjetër imazh shihet mbi një dërrasë uji.

Me flokët e lagur, syze dielli dhe një vështrim që tërheq vëmendjen, ajo përçon një ndjesi qetësie, lirie dhe sensualiteti të natyrshëm.

Në përshkrimin e fotografisë, Luana shkruan thjesht: “Privat” duke lënë të kuptohet se këto momente janë të dedikuara vetëm për veten.

Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me komente që lavdërojnë stilin e saj dhe format trupore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco