Michael Jordan lë bakshish marramendës në një restorant grek

Michael Jordan lë bakshish marramendës në një restorant grek

15:10, 14/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Legjenda e NBA-së, Michael Jordan, ka befasuar të gjithë gjatë qëndrimit të tij në Greqi duke lënë një bakshish të jashtëzakonshëm prej 10,000 eurosh në një nga restorantet më të njohura të vendit.

Jordan, i njohur si basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, ishte pjesë e eventit “Board of Greatness” të organizuar nga Jordan Brand në Athinë, ku u mblodhën shumë ‘yje’ të basketbollit botëror.

Pas eventit, ai vendosi të shijonte pushimet në ishullin Spetses dhe gjatë kësaj periudhe u ndal në restorantin e famshëm Papaioannou, në Athinë. Menyja e veçantë për këtë mbrëmje ishte përgatitur nga vetë kuzhinieri George Papaioannou, në nder të Michael Jordan.

I mahnitur nga ushqimi dhe mikpritja e stafit, Jordan vendosi të lërë këtë bakshish të madh, duke e bërë atë mbrëmje të paharrueshme për gjithë personelin e restorantit.

Ky gjest bujar është bërë lajm dhe një dëshmi e respektit të madh që legjenda e basketbollit ka për vendin dhe njerëzit që e pritën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco