Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Katërputoshat e ndiejnë dashurinë, zemra u rreh më shpejt kur dëgjojnë fjalën ‘Të dua’

Katërputoshat e ndiejnë dashurinë, zemra u rreh më shpejt kur dëgjojnë fjalën ‘Të dua’

18:36, 15/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një studim i ri nga Canine Cottages ka zbuluar se rrahjet e zemrës së qenve rriten me 46% kur ata dëgjojnë pronarin t’u thotë “Të dua”.

Nga një mesatare prej 67 rrahjesh në minutë, zemra e tyre shkon në 98 bpm, vetëm nga një shprehje dashurie.

Hulumtimi u krye me monitorë zemre në katër qen dhe tregoi se qentë reagojnë emocionalisht ndaj fjalëve të ndjera, duke dëshmuar edhe një herë sa të lidhur janë me njerëzit e tyre.

Gjithashtu, studiuesit zbuluan se përqafimi ka efekt qetësues, duke ulur ndjeshëm rrahjet e zemrës, një tjetër shenjë që qentë ndjejnë çdo përkëdhelje dhe çdo emocion që ndajmë me ta.

Pra po, herën tjetër që i thua “Të dua” qenit tënd… ai e ndjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco