Rihanna ka qenë prej kohësh mbretëresha e modës së tapetit të kuq, ndaj nuk është çudi që edhe fëmijët e saj dinë si të tërheqin vëmendjen me stilin e tyre.
Djemtë e saj RZA, 3 vjeç, dhe Riot, i cili mbush 2 muajin tjetër u shfaqën për herë të parë në tapetin blu në premierën e filmit Smurfs të dielën në Los Angeles, të veshur me dizajne të personalizuara nga Jonathan Anderson për Dior.
Të dy u shfaqën me versione të vogla të veshjeve nga koleksioni i parë i Anderson për veshjet e meshkujve Dior, prezantuar vetëm muajin e kaluar në Paris. RZA kishte veshur një këmishë dhe kravatë rozë me pantallona të gjelbra të errëta, ndërsa vëllai i tij i vogël mbante një xhaketë leshi dhe pantallona të bardha të shkurtra me prerje të lirshme. Të dy dukeshin jashtëzakonisht elegantë gjatë takimit me Papa Smurf i cili, në mënyrën e vet, është si Rihanna e botës së Smurfëve.
Ndërkohë, Rihanna vetë siguroi që të mos zbehej përballë stilit të pasardhësve të saj. Ajo kishte zgjedhur një fustan balloje ngjyrë kafe me dantella nga Saint Laurent dhe Anthony Vaccarello, të kombinuar me një xhaketë prej lëkure.
Aktualisht, Rihanna dhe A$AP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Me këtë ritëm, mund të presim edhe më shumë paraqitje të modës së lartë në miniaturë në të ardhmen, pasi pritshmëritë janë gjithmonë të larta kur një foshnjë bën daljen e parë në tapetin blu që në barkun e nënës./thecut.com/
Obsessed with the idea of Rihanna seeing runway Dior and immediately thinking “I need to see my babies in this”….already fashion icons 😭 pic.twitter.com/LtWei07EoL
— 🌙 (@navybih) July 14, 2025
© SYRI.net