Policia pas Meriton Mjekiqit dhe vëllait, të dyshuar për një krim të rëndë

Policia pas Meriton Mjekiqit dhe vëllait, të dyshuar për një krim të rëndë

09:34, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Ngjarja, sipas burimeve afër moderatorit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco