Justin Bieber dhe ish-menaxheri i tij Scooter Braun kanë arritur një zgjidhje financiare pas një mosmarrëveshjeje që kishte nisur pas anulimit të turneut "Justice" në vitin 2022.
Sipas PEOPLE, këngëtari pranoi të paguajë 26 milionë dollarë që i detyrohej Braun dhe kompanisë së tij HYBE, të cilët kishin mbuluar koston për avansin që Bieber mori nga organizatori i turneut, AEG Presents. Fillimisht, ishte rënë dakord që Bieber t’ia kthente këto para në kohë, por thuhet se ai bëri vetëm një pagesë të vetme.
Përveç kësaj, Bieber ka rënë dakord të paguajë edhe 5.5 milionë dollarë shtesë si pjesë e komisioneve të papaguara, duke e çuar shumën totale në 31.5 milionë dollarë.
TMZ raportoi për herë të parë për marrëveshjen, në të njëjtën ditë kur u bë e ditur se Bieber po përgatitet të publikojë albumin e tij të shtatë dhe ka lançuar markën e tij të modës, SKYLRK.
Kjo marrëveshje vjen pas shitjes së katalogut të tij muzikor prej 291 këngësh, në fund të vitit 2022, për një vlerë prej 200 milionë dollarësh. Në atë kohë, Braun e quajti Bieber-in “një artist që ndodh vetëm një herë në një brez”.
Megjithatë, një dokumentar i publikuar në maj 2025 pretendoi se shitja e katalogut kishte lidhje me probleme financiare dhe borxhe të mbledhura pas anulimit të turneut.
© SYRI.net