Dy piano në gondola dhe një skenë për Lady Gaga-n dhe Elton John, dasma e shekullit për Jeff Bezos

Dy piano në gondola dhe një skenë për Lady Gaga-n dhe Elton John, dasma e shekullit për Jeff Bezos

17:27, 26/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Elton John dhe Lady Gaga pritet të jenë në qendër të spektaklit në dasmën ekstravagante të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia këtë fundjavë, shkruan Daily Mail.

Legjenda e muzikës Elton John, 78 vjeç, i njohur për hitin “Rocket Man”, do të udhëheqë një sërë shfaqjesh gjatë festimeve. Ai zotëron një apartament në Giudecca – një lagje pranë vendit ku do të zhvillohen eventet e dasmës – duke e pasur fare pranë luksin e këtyre ditëve festive.

Krahas tij do të performojë edhe Lady Gaga, 39 vjeç, e cila gëzon një miqësi të ngushtë me Eltonin dhe është gjithashtu kumbara e fëmijëve të tij. Burime të sigurta thanë për gazetën se vetë Jeff dhe Lauren i kanë ftuar personalisht dy artistët për të performuar në dasmë. Dyshja kanë bashkëpunuar më herët në këngë si “Hello Hello” dhe “Sine From Above”.

Mendohet se Elton John është paguar rreth 1 milion paund për performancën e tij – shifër që mund të jetë edhe më e lartë.

Dasma e çiftit pritet të jetë një nga ngjarjet më të bujshme të vitit. Të mërkurën mbrëma, ata organizuan një pritje kokteji në hotelin luksoz Aman Venice, të cilin e kanë marrë me qira që prej mesjavës, ashtu siç kishin bërë George dhe Amal Clooney për dasmën e tyre vite më parë.

Gjatë mbrëmjes, Jeff dhe Lauren u panë teksa këndonin me entuziazëm “More Than A Woman” të Bee Gees dhe këngë të tjera si “I’m Feeling Good” (Nina Simone), “Lovely Day” (Bill Withers) dhe “Brown Eyed Girl” (Van Morrison), në një atmosferë të gjallë në kopshtin privat të hotelit.

Rreth 50 të ftuar të afërt iu bashkuan çiftit për këtë ngjarje të përzgjedhur, ndërsa përgatitjet për fundjavën përfshinin ngritjen e tendave dhe një prani të konsiderueshme sigurie, me pesë deri në gjashtë trupa në çdo hyrje të pronës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco