Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Princ Louis 6 vjeç, uellsianët publikojnë foton

Princ Louis 6 vjeç, uellsianët publikojnë foton

14:59, 23/04/2024
A+ Aa A-

Princi i Britanisë dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar një foto të re të Princit Louis për të shënuar ditëlindjen e tij të gjashtë këtë të martë, imazhi i parë që publikohet nga familja që nga një skandal i redaktimit të fotografive që shpërtheu muajin e kaluar.

Në foto, Louis, i cili është i katërti në radhë për fronin britanik shihet duke buzëqeshur para kamerës i shtrirë në një batanije. Imazhi i postuar në llogaritë zyrtare të çiftit në mediat sociale të martën i është besuar Catherine, Princeshës së Uellsit, shkruan CNN. 

Një burim mbretëror tha se Uellsët ishin mirënjohës për mesazhet e ditëlindjes që kanë marrë për Louis dhe fotoja është bërë nga Kate, 42, ditët e fundit në Windsor.

“Gëzuar ditëlindjen e 6-të, Princ Louis!  [🎂]  Faleminderit për të gjitha urimet e mira sot”, shkruhet në postimin e publikuar në faqen e përbashkët zyrtare të Princit dhe Princeshës së Uellsit në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco