Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ryan Reynolds dhe Jackman bashkojnë forcat në trailer Deadpool & Wolverine

Ryan Reynolds dhe Jackman bashkojnë forcat në trailer Deadpool & Wolverine

14:00, 23/04/2024
A+ Aa A-

Është publikuar traileri për ‘Deadpool & Wolverine’ me protagonistë Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman. Traileri përmban skena humori, zënka, ofendime dhe fraza tejet të papërshtatshme, ashtu si filmat e mëparshëm të “Deadpool”.

Në melodinë e këngës “Like A Prayer” të Madonna-s, Reynolds e publikoi klipin për vazhdimin e ri të superheroit të famshëm në rrjetet sociale. Filmi i ri do të shfaqet 6 vjet pas ‘Deadpool 2’, shkruan Protothema.gr 

Lexo edhe :

[Ndodh ajo që s’pritej/ Meritoni dhe Egla kërcejnë vallëzim në shi]

Ndodh ajo që s’pritej/ Meritoni dhe Egla kërcejnë vallëzim në shi

 12:31 23/04/24
[Si të kuptoni se fëmija juaj po shfaq shenja të autizmit?]

Si të kuptoni se fëmija juaj po shfaq shenja të autizmit?

 12:07 23/04/24

“Deadpool & Wolverine” pritet të dalë në kinema më 26 korrik. Sean Levy është regjisor i filmit, ndërsa Rhett Reese, Paul Wernick, Zeb Wells, Reynolds dhe Levy janë renditur si bashkë-skenar. Jackman ripërsërit rolin e tij si Wolverine në filmin e Marvel pas ‘Logan’ të vitit 2017.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco