Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rita Ora i bashkohet trendit të modelit të flokëve 'bob barok' dhe duket yll

Rita Ora i bashkohet trendit të modelit të flokëve 'bob barok' dhe duket yll

12:27, 23/04/2024
A+ Aa A-

Duket se edhe ajo nuk i ka shpëtuar dot tundimit për t’ju bashkuar trendit më të famshëm të flokëve që do të dominojë gjatë 2024-ës.

Pas Margot Robbie, Hailey Bieber, tani është radha e këngëtares me origjinë shqiptare që t’i befasojë të gjithë me look-un e ri, praktikisht prerjen më të shkurtër të flokëve që ka bërë ndonjëherë.

Rita Ora zgjodhi që ta ndajë virtualisht me të gjithë ndryshimin sa i takon flokëve, përmes disa fotove në Instagram ku ajo dhe bashkëshorti morën pjesë në një event për prezantimin e një linje të re për kujdesin e flokëve. Rita zbuloi prerjen “bob barok” apo franceze, shumë e shkurtër, gati pas veshëve.

Flokët me onde, në nuancë çokollatë të hapur dhe me tone të biondes e theksonin edhe më shumë shkëlqimin në tërësinë e pamjes së saj.

Pavarësisht stilimit që Rita zgjodhi, në këtë rast me onde, por mund të jetë edhe një krehje e drejtë, modeli “bob barok” e ka veçantinë te prerja super e shkurtër dhe te theksimi i pjesës fundore që merr gjithnjë vëmendje.

Image

Me sa duket, edhe artistja e famshme i është bashkuar trendit që ka pushtuar mediat sociale dhe po “përqafohet” nga shumë goca të famshme që kanë dhënë konfirmimin për modelin më IN të flokëve për këtë pranverë.

Nëse keni ende tundimin për t’i prerë flokët, Rita Ora është prova e radhës se ky është ndryshimi që ju duhet për të qenë protagonistja e sezonit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco