Pasi e goditi në skenë, Nicki Minaj bën veprimin e papritur ndaj fanses

Pasi e goditi në skenë, Nicki Minaj bën veprimin e papritur ndaj fanses

18:28, 22/04/2024
A+ Aa A-

Të shtunën që kaloi, Nicki Minaj u bë e famshmja e radhës që iu hodh një objekt gjatë një koncerti pas incidenteve të ngjashme me Bebe Rexhën, Harry Styles dhe Kelsea Balerinin.

Teksa Nicki po performonte në skenë, një fanse hodhi diçka drejt artistes. Megjithatë, ajo nuk qëndroi indiferente dhe e mori situatën në duart e saj duke ia kthyer menjëherë, raporton ‘DailyMail‘.

Ajo ndaloi performancën dhe e mori sendin me të cilin u qëllua dhe ia hodhi me një ashpërsi fanses në publik.

Megjithatë, Nicki nuk e la momentin që t’ia prishte mbrëmjen, pasi më vonë e quajti koncertin ‘niveli tjetër‘ në Instagram, duke shkruar: ‘Detroit you da best! Deri herën tjetër! Ju dua.’

Artistes iu bashkua në koncert Big Sean, si dhe reperja dhe këngëtarja e Honey Pack, Sada Baby.

Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në internet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco