Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

VIDEO-FOTO/ Ribashkime dhe të ftuar VIP, brenda festës së çmendur për 50 vjetorin e Victoria Beckham

VIDEO-FOTO/ Ribashkime dhe të ftuar VIP, brenda festës së çmendur për 50 vjetorin e Victoria Beckham

17:23, 22/04/2024
A+ Aa A-

Pesë vajzat e grupit legjendar “Spice Girls” u ribashkuan për të festuar ditëlindjen e Victoria-s një natë më parë. David Beckham postoi një video të “Spice Girls” duke kënduar këngën e tyre klasike ‘Stop’, në “Mayfair”, Londër.

Mbrëmja e së shtunës ka mbledhur miq të çiftit, mes të cilëve edhe Tom Cruise dhe Salma Hayek.

Grupi i vajzave të viteve 1990, të cilat performuan për herë të fundit në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës 2012, në Londër, u panë duke kërcyer me këngën e tyre “Stop”, e publikuar në vitin 1998.

Victoria, gjithashtu, postoi video nga festa me mesazhin: “Nata më e bukur që kam kaluar ndonjëherë! Ju dua shumë të gjithëve!”

Të tjerë personazhe të njohur në festë ishin: Jason Statham, Gordon Ramsay dhe Eva Longoria, e cila është kumbare e vajzës së tyre, Harper.

Në ditën e ditëlindjes së saj, më 17 prill, Victoria mori mesazhe në internet nga David, fëmijët e saj, Brooklyn, Cruz dhe Romeo, si dhe mikeshat e saj të grupit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco