'Ndoshta pse jam shqiptare'/ Dua lidh talentin e saj sekret me Shqipërinë

'Ndoshta pse jam shqiptare'/ Dua lidh talentin e saj sekret me Shqipërinë

17:18, 22/04/2024
A+ Aa A-

Dua Lipa përmend shpesh herë prejardhjen e saj, e duket se këtë ka bërë dhe këtë radhë. Teksa ishte e ftuar në podcastin KISS, Dua tha se njëri prej “trukeve magjike” që di të bëjë është të kërcejë me një gotë mbi kokë.

“Mund të kërcejë me një gotë mbi kokë, mund të vallëzoj plotësisht”, tha ajo.

Më tej, ajo u pyet se si e kishte zbuluar këtë talent sekret tek vetja e saj, dhe përgjigjja e Dua Lipës shtangu të gjithë.

“Nuk e di se si, por ndoshta pse jam shqiptare ose diçka e tillë”, u përgjigj këngëtarja shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco