Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Paris Hilton zbulon për herë të parë portretin e së bijës

Paris Hilton zbulon për herë të parë portretin e së bijës

14:07, 20/04/2024
A+ Aa A-

Ajo mund të jetë një nga personat më të njohur, por megjithë interesin publik, Paris Hilton priti disa muaj përpara se ta prezantonte virtualisht të bijën me të gjithë botën. Dhe duket se pritja ia ka vlejti! Ditën e djeshme, miliaderja ka publikuar në Instagram një album fotosh familjare, mes tyre dallonte ajo me të bijën London, e cila njëherësh është edhe fotoja e parë e vogëlushes.

Në foto duket e gjithë familja që pozon në një fushë me lule, të gjithë të veshur me nuanca të lehta pastel, ndërsa Paris, i shoqi Carter Reum janë në qendër të fotove të shoqëruar nga dy fëmijët e vegjël, djali Phoenix dhe vajza e tyre, London.

Bashkë me vendimin për të prezantuar të bijën, Paris vjen edhe me një mesazh të ndjerë për mëmësinë dhe gjithë transformimet që ky status ka sjellë në jetën e saj.

“Teksa i prezantoj njerëzve vajzën time, London Marilyn Hilton-Reum dhe djalin Phoenix, fëmijët e mi ëngjëllorë më kanë treguar një dashuri që as nuk e dija se mund të ishte kaq e madhe, sidomos përpara se të bëhesha nëna e tyre. Udhëtimi im i pabesueshëm përmes mëmësisë ka frymëzuar mikeshën time Sia, për një këngë të re që do të quhet “Fame won’t love you,” thotë ajo.

Paris shton se lidhja që ajo ka me të shoqin, por sidomos me dy pjesëtarët më të rinj të familjes është kaq e rrallë dhe speciale, ndërsa hiti i ri i Sia-s është një himn për nënat dhe mëmësinë si proces.

“Kënga është një kujtesë se lidhja e veçantë që ndjej me fëmijët e mi, bashkëshortin dhe familjen time është më e vlefshme se çdo gjë tjetër në botë. Është një himn që do t'ju fuqizojë t'i mbani marrëdhëniet tuaja të shenjta edhe më afër zemrës, qoftë me familjen, miqtë apo veten tuaj. Shpresoj që ta pëlqeni po aq sa edhe unë,” përfundon ajo.

Në fillim të këtij muaji, bashkëshorti i Paris zgjodhi t’u përgjigjej njerëzve që e shënjestronin për faktin që çifti nuk ekspozonte të bijën në rrjete sociale duke theksuar se nuk ishin gati për këtë hap. Por, vetëm ditën e djeshme Paris vendosi që ta prezantonte vogëlushen me gjithë botën dhe le ta pranojmë: Duken një familje kaq e bukur!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco