Goca shqiptare lë dasmën e shoqes së ngushtë për koncertin e Taylor dhe njerëzit kanë komente

Goca shqiptare lë dasmën e shoqes së ngushtë për koncertin e Taylor dhe njerëzit kanë komente

12:47, 20/04/2024
A+ Aa A-

Një vajzë shqiptare, në mënyrë anonime shkroi në Reddit dhe kërkoi mendimin e njerëzve për një zgjedhje që kishte bërë. Ajo mori vendimin të ndiqte koncertin e turneut “ERAS” nga Taylor Swift, ndërsa në të njëjtën ditë, shoqja e saj e ngushtë do të martohej.

Vajza 26-vjeçare tregoi se më 13 korrik do të martohet shoqja e saj dhe në të njëjtën datë do të shohë performancën e Tay në Milano. “Problemi është se më 13 korrik, unë dhe i fejuari im kemi rezervuar biletat për turneun “ERAS” në Milano, thuajse një vit më parë, ndryshe do të shiteshin. Ne kemi rezervuar edhe hotelet, fluturimet etj se do të qëndrojmë atje për 4 ditë”, shkroi ajo në Reddit dhe shtoi se shoqja e saj e ngushtë e dinte për këtë plan.

Image

“Ajo u fejua në nëntor dhe rezervoi për dasmën gjatë muajit të kaluar. Na kishte thënë që do të martohej gjatë verës, por nuk na e tha datën ekzakte kur njerëzit e pyetën, sepse kanë plane. Unë rezervova biletat verën e kaluar, kur u publikuan datat e turneve. Kur ajo më tregoi datën, i thashë që s’mund ta kishte seriozisht. Ajo më pyeti pse dhe unë i rikujtova se do të shkoj në koncert dhe se kam një udhëtim në ato data. Ajo më tha: “Ok, edhe? Anuloje”. I thashë që nuk mundesha dhe se më vjen keq!”.

Image

Më tej, vajza shtoi:

“Nuk mund të anuloj hotelin, biletat e avionit dhe të koncertit. Duhet të paguaj një kosto të madhe për të anuluar të gjitha këto dhe mendoj se as nuk mund t’i anuloj biletat e koncertit. Ia rikujtova se kisha planifikuar diçka para një viti dhe ajo e dinte. Ajo më tha se e dinte, por s’i interesoi shumë, sepse si shoqja e saj e ngushtë, priste që unë të isha prezente dhe të lija gjithçka për dasmën. I thashë se nuk do anuloja planet, për të cilat e njoftova një vit më parë”.

Nusja e ardhshme e ka akuzuar miken e saj se është treguar një “shoqe e keqe” dhe se ka vendosur një udhëtim dhe një koncert para dasmës së saj. “Ajo refuzon të më flasë, vetëm nëse i dërgoj provat se kam anuluar gjithçka për të qenë në dasmën e saj”, tregoi vajza në Reddit.

Komentuesit në Reddit u aktivizuan dhe disa nga komentet ishin: “Në rrethana normale do të të kisha thënë të kishe si prioritet dasmën e shoqes së ngushtë, por gjithsesi, ti i ke bërë planet një vit më parë dhe ajo ishte në dijeni. Zgjidhja është e thjeshtë: Dërgoji urimet, shko në koncert dhe vazhdo me jetën tënde. Nuk ia vlen”; “Shko dhe shijoje! Një pjesëmarrës më pak nuk do të ndikojë në dasmë, veç nëse nuk shkon nusja! Një dasmë është një kremtim për dashurinë e çiftit. Vërtet nuk ka ndonjë rëndësi nëse nuk shkon. Ik në koncert dhe shihe Taylor”. Dikush tjetër u shpreh se nusja e ardhshme është thjesht xheloze: “Mikja jote mbase do të donte shumë që të shkonte të shihte Taylor, por s’ka mundësi dhe po përpiqet të shkatërrojë përvojën tënde”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco