Qumësht gjiri për të rriturit? Specialistët tregojnë efektet dhe rreziqet

Qumësht gjiri për të rriturit? Specialistët tregojnë efektet dhe rreziqet

15:27, 16/04/2024
A+ Aa A-

Qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm për foshnjat, por çfarë ndodh kur e pinë prindërit?

Kjo pyetje mori shkas nga postimi i Kourtney Kardashian në ‘Instagram’, ku kishte shkruar se pi qumësht gjiri kur nuk ndihet mirë.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë shkencore për përfitimet e qumështit të gjirit për të rriturit, përkundrazi mbart rreziqe.

Gjithsesi, qumështi i gjirit siç specifikohet nga OBSH, ka shumë përfitime për trupin e fëmijës, duke përmirësuar strukturën e gojës, duke e mbrojtur nga sëmundjet gastrointensinale, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes ose alergjitë, dhe në trupin e nënës, duke parandaluar kancerin e gjirit dhe vezoreve dhe duke mbrojtur kockat nga osteoporoza. Kështu, duket se nuk ka të njëjtat përfitime për të rriturit.

Rreziqet për të rriturit që pinë qumështin e gjirit

Dr.Sierra Woods, infermiere profesioniste e intervistuar nga UsaToday.com, shpjegoi se pirja e qumështit të gjirit nga të rriturit ka më shumë rreziqe sesa përfitime, për arsye të ndryshme. Para së gjithash, trupi të porsalindurve e tret qumështin e nënës, ndryshe nga të rriturit. Gjithashtu, qumështi që pinë të porsalindurit është specifik për nevojat e tyre dhe ndryshon me kalimin e kohës në varësi të lëndëve ushqyese që kanë të vegjlit dhe jo të rriturit: të vegjlit kanë më shumë nevojë për të.

Për më tepër, saktësoi se, duke qenë se nuk ka asnjë provë shkencore për rreziqet apo përfitimet e qumështit të gjirit, nënat ose baballarët që dëshirojnë ta pinë, mund ta pinë, por duke u siguruar që është i sigurt për ta konsumuar.

Sipas një studimi të publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë për rreziqet e konsumimit të qumështit të gjirit nga të rriturit, problemi kryesor shëndetësor duket se lidhet me mos pasterizimin e tij. Sipas studiuesve, në fakt, si me të gjitha ushqimet, qumështi i gjirit i papërpunuar mund të kontaminohet nga agjentët kimikë të pranishëm në mjedis dhe të aftë për të ndryshuar përbërjen e tij, duke i sëmurë konsumuesit.

Për më tepër, sipas këtij hulumtimi të kryer në vitin 2015, qumështi i gjirit mund t'i ekspozojë konsumatorët ndaj sëmundjeve infektive si citomegalovirusi, hepatiti B dhe C, HIV dhe sifilizi, nëse trupi nga i cili vjen qumështi është i infektuar dhe nëna nuk i nënshtrohet testeve specifike, të vazhdueshme.

Qumështi i gjirit, krahasuar me qumështin e lopës, përmban më pak proteina dhe për këtë arsye ka më pak përfitime për të rriturit.

E shëron qumështi i gjirit lëkurën?

Motrat Kardashian, gjatë xhirimeve të spektaklit ‘The Kardashians’, përveçse pinë qumështin e gjirit, treguan për përfitimet që ka lëkura prej tij.

Kim Kardashian shpjegoi se ajo trajton lëkurën e irrituar duke e masazhuar me qumësht gjiri.

Një studim u krye për këtë deklaratë të saj. Edhe pse studimi tregoi se në disa raste aplikimi i qumështit të gjirit qetësoi lëkurën e irrituar, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur tezën se qumështi i gjirit mund të kurojë problemet e lëkurës.

Për këtë temë, dermatologu Shariu Lipner tha se në rast se ekzema është serioze, aplikimi i qumështit të gjirit mund ta infektojë më shumë lëkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco