Njerëzit janë fiksuar me mënyrën se si Keanu Reeves puth të dashurën, por pse?

Njerëzit janë fiksuar me mënyrën se si Keanu Reeves puth të dashurën, por pse?

12:16, 16/04/2024
A+ Aa A-

Keanu Reeves puthi partneren e tij, Alexandra Grant në publik, ndërsa ishin të ftuar në muzeun e Artit Bashkëkohor në Los Angeles, por pavarësisht momentit romantik, njerëzit u fiksuan *sërish* me mënyrën e ‘çuditshme’ se si Keanu puth të dashurën, që është me sy hapur.

Image

Ndërsa aktori 59-vjeçar i mbante sytë hapur, Alexandra i kishte mbyllur dhe kaq u desh që njerëzit të nisnin me komentet: “Ok, Keanu duket i dashuruar dhe i lumtur, por pse e puth me sy mbyllur?”; “Keanu, mbylli sytë, nuk ta prek njeri qenin”, ishte një tjetër koment, i cili bënte shaka me rolin e tij në “John Wick”; “Keanu, kur puth një grua, përqendrohu te puthja”, shkroi dikush tjetër.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Keanu e puth të dashurën me sy hapur dhe ja ku e kemi provën:

Image

Çifti është bashkë që prej vitit 2019. Ata kanë qenë mjaft privat në marrëdhënien e tyre, por Grant, në një intervistë për People gjatë vitit të kaluar, tregoi disa detaje për lidhjen e saj: “Lajmi i mirë kur bie në dashuri si një person i rritur është se e kisha ndërtuar karrierën time në kohën kur marrëdhënia filloi. Ndihem shumë me vetëbesim për marrëdhënin”, u shpreh ajo.

Image

Keanu dhe Alexandra kanë qenë miq dhe kolegë për vite me radhë, derisa vendosën të krijonin një marrëdhënie.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco