Mesazhi i ëmbël i Alban Skënderajt për Miriam Canin pas rikthimit të saj në X Factor Albania

Mesazhi i ëmbël i Alban Skënderajt për Miriam Canin pas rikthimit të saj në X Factor Albania

13:04, 14/04/2024
A+ Aa A-

Në gjysmëfinalen spektakolare të “X Factor Albania”, super artistja Miriam Cani u rikthye në skenën e talent-showt, por këtë herë jo si anëtare e jurisë, por si një ftuar shumë special për të dhënë një performancë të paharrueshme. Bashkë me Kleansën, ajo doli në skenë duke sjellë emocione të forta për publikun.

Image

Miriam, e cila është një prej emrave më të njohur dhe më të dashur në skenën muzikore shqiptare, së bashku me një nga talented më premtuese të muzikës shqiptare dhuruan një duet të mrekullueshëm që preku të gjithë ata që ndodheshin në sallën e "X Factor Albania" dhe sigurisht publikut. Në këtë performancë të emocionueshme, ato kënduan, duke sjellë  pafund emocione.

Një mesazh të bukur kishte për të, Albani. Ai ka publikuar një foto të saj në Instagram duke shkruar:

"Je një grua, një nënë, një artiste e rrallë. Jam shumë krenar, por mbi të gjitha me fat."

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco