David Beckham u bën thirrje publike djemve të tij që të bëhen gati për të mbrojtur motrën

David Beckham u bën thirrje publike djemve të tij që të bëhen gati për të mbrojtur motrën

09:01, 14/04/2024
A+ Aa A-

David Beckahm ka postuar një foto me të bijën Harper, e cila është tanimë një zonjushë e rritur me këtë rast, u bëri thirrje djemve të tij të bëhen gati pasi momenti kur duhet të jenë vigjilentë ndaj saj ka ardhur.

Image

“E vogla ime është rritur. Djema bëhuni gati. Victoria, ke bërë një punë të shkëlqyer”, shkroi Beckham, në foton ku e bija i është ulur në prehër.

Komenti i Nicola Peltz ra shumë në sy poshtë postimit, ku ajo shkroi: “Shoqja ime më e mirë”.

Image

Nga familja e famshme, Harper thuhe se është më e llastuara, si më e vogla e shtëpisë. David ka postuar shpesh me të dhe kur festoi 12-vjetorin e lindjes i dhuruan shumë dashuri dhe e çuan për një udhëtim të veçantë në “Prada Caffè”.

Beckham ka rrëfyer në një nga intervistat e tij më të hershme, se i ka rritur djemtë duke u mësuar që duhet të respektojnë gratë dhe vajzat dhe një pjesë shumë e rëndësishme në këtë pikë është fakti që është prind i një vajze, pas tre djemve të rritur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco