‘Më dërgoi në hotel dhe insistoi të…’/ Linda shokon me akuzat për Bleron

‘Më dërgoi në hotel dhe insistoi të…’/ Linda shokon me akuzat për Bleron

10:36, 11/11/2023
A+ Aa A-

Linda Halimi ka qenë kryefjalë e spektaklit të djeshëm të ‘Big Brother Vip Kosova’ pasi ka bërë disa deklarata të papritura dhe shokuese.

Në fillim pretendoi se ka vënë re te Azemi sjellje për të cilat dyshon se ka filluar ta pëlqejë atë, ndërsa ky i fundit por edhe banorët e tjerë kanë mbetur të habitur.

Azemi i mohoi duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se nuk e kuptonte arsyen pse Linda duhet të bënte deklarata të tilla të pavërteta.

Sakaq, më vonë këngëtarja ka ngritur akuza të rënda për Bleron, duke thënë se e ka ftuar në hotel dhe e ka ngacmuar.

“Ka ndodhur jashtë shtëpisë, kur kam punuar te emisioni i Teuta Krasniqit para 13-vjetëve, Blero më ka dërguar te hoteli ku rrija pas xhirimeve që patëm”.

“Burri i martuar, Blero ka inisituar që të vijë te dhoma e hotelit me mua. E mban mend këtë shumë mirë, ke thënë a mundemi të pijmë nga një gotë verë dhe të qëndrojmë aty”, ka thënë Linda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco