Shpallet mashkulli më seksi në botë për vitin 2023!

Shpallet mashkulli më seksi në botë për vitin 2023!

12:08, 08/11/2023
A+ Aa A-

Aktori Patrick Dempsey është shpallur mashkulli më seksi i vitit 2023, sipas revistës “People”, “Jam i lumtur që e morën këtë vendim dhe jam unë këtë vit”, tha aktori 57-vjeçar. “Më vjen mirë që po ndodh në këtë pikë të jetës sime”, shtoi ai më tej.

Dempsey, më i njohur për rolin e tij në Grey’s Anatomy, do të tregojë aftësitë e tij në garë në filmin biografik të Michael Mann për Ferrari në dhjetor, duke luajtur rolin e pilotit italian Piero Taruffi.

Në një intervistë për “People” të martën, ai deklaroi se ishte “plotësisht i habitur” kur dëgjoi se kishte marrë çmimin. “Dhe pastaj fillova të qesh, si, ‘kjo është një shaka, apo jo’? E kam harruar plotësisht dhe as që kam menduar të jem në këtë pozicion. Kështu që egoja ime është e mirë”, tha Dempsey.

​Dempsey, 57, është i martuar me Jillian Dempsey dhe kanë tre fëmijë së bashku: Talula, 21, dhe binjakët 16-vjeçarë Sullivan dhe Darb. Aktori me humor ta se fëmijët e tij do të tallen me këtë stuatus të tij. Ata do të tallen me mua”.

Patrick Dempsey do ta marrë titullin nga kolegu i tij Chris Evans, i cili u shpall mashkulli më seksi në botë në vitin 2022 nga revista “People”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco