Ja çiftet e famshme VIP që janë njohur në shesh-xhirime

Ja çiftet e famshme VIP që janë njohur në shesh-xhirime

10:46, 08/11/2023
A+ Aa A-

Po ju e gjeni dot shifrën e saktë se sa çifte VIP janë njohur gjatë xhirimeve për filma të ndryshëm? Është e vështirë të thuhet një numër me saktësi, por ne kemi përzgjedhur disa nga personazhet më të njohur. Pak rëndësi ka nëse historitë e tyre të dashurisë përfunduan në beteja të ashpra ligjore apo divorce me probleme…

Tom Holland dhe Zendaya

Dy aktorët e njohur u takuan në vitin 2016-të në xhirimet e filmit “Spider-Man”. Ata e konfirmuan lidhjen pesë vjet më vonë.

Image

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Sa kujtime sjell dyshja Bennifer? Sot, të dy janë lumturisht të martuar, por historia e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje. Për herë të parë, ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Gigli” që nga disa u quajt një dështim.

Image

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Në vitin 2005 u publikua filmi i destinuar për t'u bërë katalizator i marrëdhënies midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Në “Mr. & Mrs. Smith” ata interpretuan rolin e një burri dhe një gruaje që kanë mision për të vrarë njëri-tjetrin.

Image

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Një nga çiftet më të dashur nga të rinjtë asokohe. Kristen Stewart, e cila u bë e famshme pasi luajti Bella Swan në sagën “Twilight” dhe kolegu i saj në sheshxhirime, Robert Pattinson vazhduan lidhjen romantike edhe jashtë grupit të populluar nga vampirët.

Image

Blake Lively dhe Ryan Reynolds

A jeni edhe ju fansat e mëdhenj të çiftit Blake Lively dhe Ryan Reynolds? Për këtë duhet të falënderoni filmin “Green Latern” që u bë vendi ku lindi dashuria mes të dyve. 

Image

Emma Stone dhe Andrew Garfield

Dy aktorët e njohur ranë në dashuri në vitin 2010, ashtu si personazhet e tyre në ekran. Ata ishin në lidhje për katër vite, gjatë të cilave realizuan një tjetër film, “Spider-Man”, përpara se të ndaheshin në vitin 2015.

Image

Nicole Kidman dhe Tom Cruise

Një nga çiftet ikonë të viteve '90. E dimë që historia e dashurisë mes Tom Cruise dhe Nicole Kidman nuk zgjati, por lidhja e tyre ka mbetur një kult i vërtetë. Të dy u takuan në fillim të vitit 1990, gjatë xhirimeve të “Days of Thunder”, një film në të cilin Cruise luante rolin e pilotit Cole Trickle dhe Kidman luante rolin e Dr. Claire Lewicki.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco