Me këtë truk, mund të lexoni mesazhet e fshira në WhatsApp nga Iphone!

Me këtë truk, mund të lexoni mesazhet e fshira në WhatsApp nga Iphone!

10:42, 08/11/2023
A+ Aa A-

WhatsApp është kthyer tashmë në një program, pa të cilin ne nuk bëjmë dot, bashkë me Instagramin, apo Facebook-un.

Megjithatë, edhe në WhatsApp ne mund të gabojmë. Një mesazh që e kemi shkruar për dikë, ia çojmë dikujt tjetër, apo dërgojmë një mesazh, nuk na pëlqen, apo pendohemi se çfarë kemi shkruar dhe e fshijmë.

Shyqyr që kemi atë butonin “delete” se kushedi me sa njerëz do të ziheshim.

Por nëse ti je në anën tjetër dhe do të lexosh mesazhin që dikush të dërgoi, por që u pendua dhe e fshiu, e kemi një mashtrim të vogël.

A përdorni iPhone? Telefoni juaj i bën back up mesazheve tuaja si standarde. Fshijeni WhatsApp-in, instalojeni përsëri dhe zgjidhni “to restore chats via the backup”. Do ta shihni mesazhin e fshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco