Blero Muharremi surprizohet nga vajza e tij, shpërthen në lot në ‘BBVK’

Blero Muharremi surprizohet nga vajza e tij, shpërthen në lot në ‘BBVK’

10:35, 08/11/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Blero Muharremi është shndërruar në një ndër konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” më të dashur nga publiku shqiptar.

Ai është mbështetur nga fansat e tij të zjarrtë, ku një ndër ta është edhe vajza e tij Atara të cilën e ndan me ish-bashkëshorten, aktoren e njohur Teuta Krasniqi.

Image

Së fundmi ajo i ka dërguar një dron brenda shtëpisë të atit me foton e saj të vendosur në të.

Image

I emocionuar sapo e pa dronin, Blero ka shpërthyer në lot, ndërsa banorët u përpoqën që ta qetësonin duke brohoritur dhe duartrokitur për t’i dhënë mbështetje atij.

Mirëpo Atara nuk është i vetmi familjar i këngëtarit që e ka mbështetur atë publikisht, pasi edhe e dashura e tij misterioze për të cilën Blero ka folur shumë në këtë shtëpi, përmes një postimi në InstaStory ka gjetur fjalët më të ëmbla për ta mbështetur njeriun e zemrës në sfidën për të fituar çmimin e madh.

Image

Image

Kujtojmë që aventura e Bleros në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Kosova” vjen pas një pauze të tij të gjatë në skenën e muzikës shqiptare.

Ndarja e bujshme me Afrona Dikën pas disa vitesh së bashku dhe më pas lidhja e re e dashurisë kanë bërë që Blero të jetë çdo herë pjesëe përsonazheve më të komentuara të medias rozë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco