Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Anita Haradinaj nuk pendohet për komentin ndaj banorit te 'BBV' qe ndezi rrjetin: Kam rritur audiencën!

Anita Haradinaj nuk pendohet për komentin ndaj banorit te 'BBV' qe ndezi rrjetin: Kam rritur audiencën!

08:30, 08/11/2023
A+ Aa A-

Anita Haradinaj, ka folur hapur në lidhje me deklaratën ne “Prime”-n e fundit për Gani Gërminë. Opnionistja e Big Brother VIP Kosova tha se nuk është penduar për këtë gjë, perkundrazi ndihet mirë pasi audienca është rritur.

Gjithashtu me ironi, Anita thotë se Ganiu patjetër sonte do të shpallet i preferuari i publikut.

Prime i BBVK nisi me diskutimin nëse mes dy konkurrentëve, Ganiut dhe Brikendës ka një pëlqim apo diçka më shumë se miqësi. Por, të dy pohuan se mes tyre ka vetëm shoqëri, e nuk ka ndonjë hapësirë për pëlqim. Ketu vjen komenti i opinionistes. Batuta qe Ganiu vete i kishte bere nje banoreje, tani iu kthye nga Anita. Ajo e cilësoi të papërshtatshëm fizikisht me Brikenda Karricajn. Opinionistja u shpreh se Brikenda është shumë e bukur, teksa iu drejtua Ganiut me fjalet: ‘A e ke parë veten në pasqyrë’.

“O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë?”, ka qenë fraza që ngjalli shumë pakënaqësi brenda në shtëpi, por edhe në studio. Këto fjalë janë marrë padyshim nga publiku i gjerë si një ofendim nga ana e Anitës për Ganiun dhe ka shkaktoi indinjate në rrjetet sociale. Por edhe pse rrjeti iu kthye kunder, ne fakt Anita thjesht perdori shprehjen e tij si kunderpergjigje ne show.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco