'Kjo është puna ime'- Ofendoi banorin e 'BBVK', flet Anita Haradinaj: Kjo do e ndihmojë sepse kush do që viktimizohet del i preferuari i publikut

'Kjo është puna ime'- Ofendoi banorin e 'BBVK', flet Anita Haradinaj: Kjo do e ndihmojë sepse kush do që viktimizohet del i preferuari i publikut

22:32, 07/11/2023
A+ Aa A-

Prezantuesja e njohur shqiptare, Anita Haradinaj ka reaguar pasi u bë tema kryesore e mediave rozë.

Ajo zgjodhi që me anë të platformës “TikTok” për faqen zyrtare të “BBVK” ti përgjigjej disa pyetjeve ku ka komentuar rastin në fjalë.

Haradinaj tha se puna e saj është ta bëjë “BBVK” më të komentuarin dhe se “ofendimi” i bërë ndaj Ganis do e ndihmojë atë të dalë i preferuari.

Pjesa nga intervista:

Ke qenë personi më i përfolur këtë fundjavë, je pishman për atë çfarë the apo i qëndron mendimit tënd

Pishman nuk jam bërë fare po më vjen shumë mirë që audiencën e kam ngritur lart deri në maksimum.

“BBVK” është komentuar deri në limite, tek e fundit kjo është puna ime ta bëj temë “BBV”.

Edhe jam e sigurt që më i preferuari do të dalë Gania pasi çdo njeri që viktimizohet në atë shtëpi del i preferuari.

Kujtojmë që gjithçka nisi kur ajo po diskutonte  për Brikendën, pasi u tha që mes saj dhe gazetarit të njohur mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

“Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, nuk e di a e parë ndonjëherë veten në pasqyrë ti ajo është 2 metra gocë”” – ishte komenti i Anitës.

“Ky është ofendim pak, por sidoqoftë, e nderuar opinioniste e dashur. Për tu ofenduar jemi ne këtu jo ju që bëni analiz të ngjarjeve në shtëpi”- i kundërpërgjigjet Ganiu.

“Qetësohu me raste, Gani, sepse nuk është Big Brother I Ganisë e ke marr malin”– ka vazhduar Anita duke e tensionuar më keq situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco