‘Djemtë e bukur janë…’/ Megan shkruan për sfidat në lidhjen e saj me MGK

‘Djemtë e bukur janë…’/ Megan shkruan për sfidat në lidhjen e saj me MGK

19:50, 07/11/2023
A+ Aa A-

Sot u publikua libri i parë me poezi i aktores seksi, Megan Fox i titulluar “Pretty Boys Are Poisonous” (“Djemtë e bukur janë helmues”).  Në të, ajo shkruan për abortin, marrëdhënien e ndërlikuar me MGK dhe ndjesitë e përjetuara në etapa të ndryshme të jetës. Në 2 poema, të titulluara “I” dhe “II”, ajo rrëfen pikëllimin dhe zemërthyerjen e përjetuar nga një abort.

“Në anën tënde të shtratit ka një eko, 10 javë dhe 1 ditë…Mendon se nëse ajo do të mundte, do të linte një shënim për vetëvrasjen? Por tani, më duhet të them lamtumirë. Mbyll sytë dhe imagjinoj që të shtrëngoj fort në kraharor, ndërkohë që ata të heqin nga trupi im”, shprehet Fox dhe poema shoqërohet nga një ilustrim, në të cilin një grua mban një bebe. Në faqen e fundit të librit shkruhet thënia: “Do të paguaj çdo çmim, të lutem, më thuaj, cila është pagesa për shpirtin e saj?”. 

Fox nuk përmend asnjë ish-partner, por shumë poema duket sikur janë shkruar për të fejuarin e saj, Machine Gun Kelly dhe janë frymëzuar nga sfidat që përjetoi marrëdhënia e tyre në vitin 2020.

“Ti je një varësi të cilën nuk e kurojnë lutjet”, shkruan ajo në një poemë. Ndërsa në një tjetër, shprehet: “Një djalë i bukur është një drogë vdekjeprurëse”, si dhe: “Ti po më vret, por zemra ime s’heq dot dorë”

Fox thotë se djemtë e bukur të helmojnë dhe ka një argument për këtë. Ajo pretendon se prej vitesh ka ruajtur sekretet e burrave dhe trupi i dhemb duke mbajtur peshën e mëkateve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco