3-vjeçarja e dhunuar nga edukatorja, Eljona Pitarka e pranishme në protestë: Kam hequr dorë nga ky vend nuk kam më besim. Ngrihuni të gjithë!

3-vjeçarja e dhunuar nga edukatorja, Eljona Pitarka e pranishme në protestë: Kam hequr dorë nga ky vend nuk kam më besim. Ngrihuni të gjithë!

18:55, 07/11/2023
A+ Aa A-

Qytetarët e Tiranës kanë protestuar ditën e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’.

Portesta e tyre vjen pas rastit të denoncuar në media ku një edukatore po dhunonte një vajzë 3-vjeçare.

E pranishme në protestë ishte edhe aktorja Eljona Pitarka e cila tha se prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, ndërsa shtoi se është e habitshme sesi është mbajtur hapur një kopësht i palicensuar.

‘Jam nënë e dy vajzave me shumë dhimbje e them se kam hequr dorë nga ky vend, nuk kam më besim në asnjë organ kompetent dhe asnjë institucion se do merren masa. Të gjithëve ne na kujtohet rasti i Brianit ku i shkreti për 3 dit u harrua kështu do të ndodhë edhe me vajzën 3-vjeçare nëse ne nuk ngrihemi në protestë. Ka disa raste të tilla që nuk janë marrë masa. Mund ti ndodhë kujtdo. Duhet të dalim të protestojnë. Jo vetëm për një rast të tillë. Prindërit të tregohen të kujdesshëm. Se di sesi mbajnë një kopësht të palicensuar.’- tha aktorja.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco