U bë pjesë e 'BBV', pornostarja rrëfen për herë të parë kuptimin e veçantë të emrit të saj, ka të bëjë me fenë

U bë pjesë e 'BBV', pornostarja rrëfen për herë të parë kuptimin e veçantë të emrit të saj, ka të bëjë me fenë

19:05, 06/11/2023
A+ Aa A-

P*rnostarja Alby Rydes është një nga personazhet më interesante në “Big Brother Vip Kosova”.

Së fundmi teksa po bisedonte me vajzat në oborrin e shtëpisë, ka treguar kuptimin e veçantë të emrit të saj.

“E ka kuptimin Ndihma e Zotit. Është nga libri i hebrenjve. Është emri i parë që kam lexuar dhe emri i parë që kam vendosur. Kam kontrolluar 100 por përsëri kam shkuar tek kjo”, tha ajo.

Që në klipin prezantues në këtë reality show Alby ka treguar se ka hequr dorë përfundmisht nga kjo punë duke u marrë me biznese të cilat ajo i zotëron.

“Kam qenë aktore e filmave për të rritur”, shprehet ajo, teksa shton: “Do ja lejoja seksin, që të më heqin mua nga qafa se kam bërë boll.”

Nga ana tjetër ajo ka treguar se nuk është në një lidhje dashurie teksa tha: “Jam single si një dollar, edhe ai që single nuk është më single se unë.

Alby është nënë e një vajze 4 vjeçe e gjysmë, të cilën vite me parë u komentua në rrjet se mund ta ketë me këngëtarin e njohur shqiptar, Flori Numajesi.

“Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media.

Megjithëse aktorja e filmave për të rritur gjatë një bisede me vajzat brenda “BBV” ka treguar ka treguar historinë e dashurisë me ish-partnerin e saj dhe si lindi njohja me babain e fëmijës së saj.

Image

Ajo çfarë kuptohet nga rrëfimi i Alby Rydes është se ishi i saj është sportist dhe ajo ka akoma ndjenja për të edhe pse ai është bërë 3 herë baba me 3 gra të ndryshme sipas saj.

Por lidhja e tyre nuk mund të funksionoj pasi dyshja kanë mënyra të ndryshme jetese dhe parimet e tyre nuk përputhen. Madje familja e ish-partnerit të saj e gjykonte Albyn për punën e saj si aktore e filmave pornografik.

“Qe në 2014 kisha krijuar njohje me dike për 3 vite rresht kemi ndenjur bashkë kur ai ishte famshëm unë sa kisha filluar duke u bëre e famshme. Kalonim shumë mirë unë i takova familjen isha prezente në të gjitha lojërat e tij i vishja fanellën et ij. Më mbështeste shumë dhe unë punën si aktore pornografie e lash për të sepse më tha mos u mërzit mua nuk më intereson se çfarë ke bërë më para unë jam këtu për të mbështetur ty.

Por unë përsëri doja ta bëja punën time sepse mendoja se çfarë do që ai të më jepte do vinte një kohë që do ma merrte prap. Dhe pastaj me çfarë ngelja unë pa shtëpi pa asgjë.

Dhe mbas disa muajsh unë e lash atë edhe për të gjitha ato që ndeshën por edhe se nuk po më pëlqente më.

Pastaj sa u ndava me atë isha e mërzitur dhe kam njohur prap një djalë tjetër për dy vjet por prap ishim  në kontakt i thonim njeri-tjetrit më ka marr malli të dua e kujtonim shpesh se sa e donim njeri-tjetrin.

Por ndoshta edhe familjarët e tij i bënin presion pse e do këtë vajzë ajo ka shitur veten çe do një nuse të tillë mendoj se ja thonin këto.

Unë pas dy vite ndarje me këtë njoha një tjetër dhe ngela shtatzëne edhe ai njohu një grua tjetër më të cilën kishte fëmijë. Të dy kishim fëmijë unë me dikë tjetër e ai me një vajzë tjetër. Ne të dy e duam njëri-tjetrin na bashkonte një mesazh gjithmonë por e dinim se nuk kishim të ardhme bashkë sepse kishim jetë të ndryshme.

Tani nuk e provojmë sepse ai po mundohet të krijojë familjen e vet.

Ai ka 3 fëmijë me gra të ndryshme pse nuk e bëri një me mua. Çfarë me duhet ai mua tani? Asgjë!”- tregon ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco