Ish konkurrenti i Për’puthen kurorëzon lidhjen

Ish konkurrenti i Për’puthen kurorëzon lidhjen

16:47, 03/11/2023
A+ Aa A-

Beart Rexhepi, djali nga Kosova me pasion për palestrën, krijoi zhurmë mediatike për historinë e tij me Tean.

Ndonësë jashtë emisionit ata kishin vazhduar njohjen dhe marrëdhënien, në emision Tea u deklarua çift me Andin. Lidhja ju zgjati pak muaj dhe në fund ngritën akuza për mosrespekt ndaj njëri-tjetrit.

Por, u harrua edhe ajo histori. Bearti ka vazhduar një njohje të re me një vajzë për të cilën thuhet se është shtetase gjermane. Pak kohë më parë ata zbuluan se janë në një pritje të ëmbël dhe do të bëhen prindër të një vajze.

Çifti ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien pa ardhur në jetë vogëlushja.

Bearti ka postuar një foto nga zyra e gjendjes civile ku ata duket se po nënshkruajnë aktin e martesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco