Ariana Grande ndalon miqtë të flasin për të dashurin e saj të ri!

Ariana Grande ndalon miqtë të flasin për të dashurin e saj të ri!

13:03, 31/10/2023
A+ Aa A-

Ariana Grande i ka ndaluar miqtë e saj të flasin për të dashurin e saj të ri, Ethan Slater, derisa ajo të përfundojë divorcin nga ish-bashkëshorti i saj. Aktorja e “Victorious” është në një proces ndarjeje nga Dalton Gomez.

Si rezultat i divorcit, Grande nuk dëshiron që dashuria e saj e re të bëhet qendër diskutimi dhe kështu miqtë e saj nuk lejohen të flasin për Slater.

“Ariana u ka kërkuar të gjithë miqve të saj që të mos flasin për këtë”, tha një burim për National Enquirer. “Të paktën jo derisa të divorcohet zyrtarisht nga Dalton Gomez”.

Një pjesë tjetër e marrëveshjes së divorcit është se dyshja nuk do të mund të flasin në asnjë intervistë në lidhje me martesën e tyre.

Ndërkohë edhe vetë Slater është aktualisht në një proces divorci nga Lilly Jay, me të cilën ka patur një lidhje prej 10 vitesh dhe kanë mirëpritur një fëmijë së bashku në janar 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco