'Kam marrë qindra kërcënime me vdekje çdo ditë'/ Bella Hadid për luftën Izrael-Hamas

'Kam marrë qindra kërcënime me vdekje çdo ditë'/ Bella Hadid për luftën Izrael-Hamas

12:01, 30/10/2023
A+ Aa A-

Supermodelja Bella Hadid ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për luftën Izrael-Hamas. Me anë të një postimi në Instagram Hadid thotë se "ka marrë qindra kërcënime me vdekje çdo ditë" pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, por nuk mund të heshte më.

“Zemra ime rrjedh gjak nga trauma që shoh duke u shpalosur, si dhe nga trauma transgjenerative e gjakut tim palestinez. Duke parë efektet e bombardimeve në Gaza më bën të vajtoj për të gjitha nënat që kanë humbur fëmijët dhe të gjithë fëmijët që kanë mbetur vetëm, të gjithë baballarët, vëllezërit, motrat, xhaxhallarët, hallat, miqtë e humbur që nuk do të ecin më në rrugë.

Unë vajtoj për familjet e izraelitëve që duhet të përballen me dhimbjen dhe pasojat e 7 tetorit. Pavarësisht historisë së vendit, unë dënoj sulmet terroriste ndaj çdo qytetari, kudo. Dëmtimi i grave dhe fëmijëve dhe imponimi i terrorit nuk i sjellin dhe nuk duhet t’i bëjnë asnjë të mirë lëvizjes për Çlirimin e Palestinës. Unë besoj thellë në zemrën time se asnjë fëmijë, asnjë njeri askund nuk duhet të ndahet nga familja e tij, përkohësisht ose pafundësisht. Kjo është e vërtetë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët. Familja ime ishte dëshmitare e 75 viteve të dhunës kundër popullit palestinez, më së shumti, pushtimet brutale të kolonëve që çuan në shkatërrimin e komuniteteve të tëra, vrasje me gjakftohtësi dhe largimin me forcë të familjeve nga shtëpitë e tyre. Praktika e vendbanimeve në tokën palestineze vazhdon edhe sot e kësaj dite. Dhimbja e kësaj është e paimagjinueshme.

Ka një krizë urgjente humanitare në Gaza, e cila duhet marrë parasysh. Familjet kanë nevojë për qasje në ujë dhe ushqim. Spitalet kanë nevojë për karburant për gjeneratorët elektrikë, për të trajtuar të plagosurit dhe për të mbajtur njerëzit gjallë.Unë qëndroj me njerëzimin, duke e ditur se paqja dhe siguria na përkasin të gjithëve", ka shkruar Bella Hadid.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco