Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rudina më në fund zbulon portretin e plotë të vajzës Mia!

Rudina më në fund zbulon portretin e plotë të vajzës Mia!

09:53, 30/10/2023
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka kaluar me familjen e saj disa ditë shumë të bukura pushimi. Ata kanë zgjedhur destinacionin e magjepsës të Disneyland Paris.

Moderatorja ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa prej momenteve që ata kanë kaluar aty.

Image

Në mesin e fotografive dhe videove, Rudina ka zbuluar për herë të parë portretin e plotë të së bijës Mia, për të cilin është kujdesur gjithmonë që ta mbulojë me emoji me zemra apo t’ia bëjë me blur.

Image

Rudina u bë nënë 8 vite më parë, më 29 nëntor 2015, dhe në këtë ditëlindje duket se mami dhe babi i Mias i kanë bërë dhuratë këtë udhëtim të bukur vajzës së tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco