Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ronaldo e Georgina vuajtën duke parë duelin e boksit Fury-Ngannou, reagimi i çiftit bëhet viral

VIDEO/ Ronaldo e Georgina vuajtën duke parë duelin e boksit Fury-Ngannou, reagimi i çiftit bëhet viral

18:18, 29/10/2023
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo dhe Georgina më shumë vuajtën sesa shijuan ndeshjen e boksit mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou në Arabinë Saudite.

CR7 dhe gjysma e tij më e mirë ishin pjesë e një rrethi të ngushtë të personazheve të famshëm që ndoqën “luftën” dhe hapjen e sezonit të boksit në Riad.

Me ta ishin ndër të tjera Eminem dhe Kanye West.

Ronaldo dukej i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen historike.

Si Fury ashtu edhe Ngannou janë miq të Ronaldos dhe tashmë ishte e vështirë të kuptohej se cilin boksier mbështeti kampioni portugez.

Në një video që u bë virale, e publikuar në Boxing në TNT Sports, Fury fitoi me pikë dhe jo pa polemika.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco